Alban Dragusha : Ndihem sikur kam “rilindur†| ||||
|
Mbrojtësi kosovar Alban Dragusha pas pezullimit dy vjecar është rikthyer sërish të luajë në kampionatin Shqipëtar dhe me skuadrën e tij të preferuar të Besës. Albaniasoccer : Si ndihet Dragusha në këtë rikthim në kampionatin Shqipëtar ? Ndihem i rilndur. Këto dy vite kanë qenë më të këqijat në karrierën time, por me vullnet dhe me mbështetjen e gjithë njerzvëve që më kanë qëndruar pranë e kam kaluar. Unë e lashë përgjysëm bashkëpunimin tim me skuadrën e Besës dhe ja ku u riktheva. Albaniasoccer : Si ju pritën në Kavajë ? Shumë mirë. Të gjithë më kanë pritur ngrohtë. Dua të falenderoj tifozëinë e cila nuk më kishte harruar e më ka mbështetur në këtë rikthim timin. Nuk dua të lë pa përmenduar presidentin Xhati me të cilin kam ruajtur lidhje dhe kur nuk luaja me Besën dhe falë e dëshirës së tij unë jam sërish këtu. Ndihem si në shtëpinë time. Gjithcka këtu është e mekullueshme. Albaniasoccer : Si ju duket skuadra e Besës ? Skuadra që lashë unë para dy viteve e kjo që gjeta tani ka ndryshime të shumta, por për të mirë. Në skuadër janë afruar shumë lojtarë të mirë dhe kjo duket dhe në rezultatet e arritura. Në drejtim të ekipit është një trajner i mirë dhe mjaft i komunikueshëm me lojtarët. Presidenti Xhati ka formuar një ekip dhe staf drejtuesish solid. Albaniasoccer : Të Dielën ndeshja me Lacin pastaj ajo me Tiranën ? Një ndeshje që e kemi vlerësuar maksimalishtë. Ne duhet të fitojmë kjo është detyra jonë. Duhet të kalojmë njëherë Lacin me sukses pastaj të mendojmë për trasfertën e Tiranës me kampionët në fuqi të vendit. Cdo përballje ka rëndësinë e saj dhe duhet të marrim maksimumin në cdo ndeshje për të arritur të parët në finish. Albaniasoccer : Objektivat e Besës dhe të tuat ? Primare janë objektivat e klubit. Duhet të justifikojmë shpenzimet e bëra nga presidenti si dhe kushtet komode që ai na ka ofruar. Nuk duhet të zhgënjejmë as tifozërinë e zjarrtë kavajase dhe mendoj se ka ardhur momenti që dhe ata të gëzojnë. Duhet të ecim me këmbë në tokë pasi kampionati është i gjatë dhe cdo kundërshtar do vlerësim maksimal. Objektivi personal është të luaj sërish në Europë me Besën për ti treguar të gjithëve që kanë gabuar me mua kur më kanë ndëshkuar Albaniasoccer : Faleminderit dhe suksese Alban Dragusha : Ju faleminderit juve dhe suksese te metejshme Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4549 |