Tifozet e Lacit duan Europen ne stadiumin e tyre |
nga AlbaniaSoccer E martë, 01 Qershor 2010 21:54 |  |  |  | |
Ne stadiumin e Lacit kane nisur prej disa ditesh punimet per te rikonstruktuar ambientet e brendshme dhe shkallet ku qendrojne tifozet. Kur duhet edhe nje muaj qe bardhezinjte te luajne ne Europa Lige, presidenti Laska se bashku me bashkepuntoret e tij po punojne intesivisht per te rregulluar dhe permiresuar kushtet ne stadium. Nderkohe tifozet lacian, kane shprehur prej disa kohesh deshiren e tyre te madhe qe ne Europa Lige te luajne ne stadiumin e tyre. Kete deshiron edhe presidenti Laska e per kete arsye punimet ne stadiumin po ecin me nje hap te shpejte. Nuk varet e gjitha nga deshira e mire e presidentit dhe tifozeve, pasi per te marre lejen e Uefas per te luajtur ne stadiumin e tyre, lacianet duhet te presin nje komision qe do te vije te inspektoje stadiumin e me pas do te miratoje ose jo, nese mund te luhet aty nje ndeshje europiane.
 |