Vetem nje dite para ndeshjes me Lushnjen, trajneri i Kastriotit Ramazan Ndreu ka folur per kete takim mjaft te rendesishem. Ne fjalet e tij, tekniku ka cilesuar skuadren e Kastriotit si me te favorizuar per te fituar e per te siguruar qendrimin ne kategorine superiore. “Kastrioti gjate gjithe sezonit eshte ndeshkuar nga vendimet e njeanshme e nga gjykimet tendencioze te gjyqtareve. Shpresojme qe neser te luhet nje ndeshje normale e gjyqtaret te mos behen faktor. Kam besim te lojtaret e mi pasi kam pare te ata mobilizim maksimal per kete takim. Mendoj qe Kastrioti eshte favorit per te fituar kete takim, por duhet te japim me te miren ne fushen e lojes. Nuk do te jete e thjeshte pasi kam pare dhe mesuar qe Lushnja eshte nje skuader cilesore me lojtar qe kane shume vite qe luajne bashke”ka thene nder te tjera, trajneri i Kastriotit Ramadan Ndreu.
 |