Lushnja/ Per Bubeqin, kunder Kastriotit ndeshja e karrieres | ||||
|
Lushnja dhe Kastrioti do te perballen sot ne mesdite ne stadiumin kombetar Qemal Stafa, ne nje takim qe per 90 minuta do te percaktoje se cila prej dy skuadrave do te jete ne sezonin e ardhshem mes me te mirave. Per sulmuesin me te mire te skuadres lagunare, Dorian Bubeqi ky do te jete takimi me i rendesishem i karrieres se tij. “Do te luajme nje ndeshje e cila do te percaktoje te ardhmen tone. Kemi nje vit qe stervitemi, luajme dhe djersitemi per tu rikthyer ne kategorine superiore dhe tani nuk duhet te gabojme. Na duhet te japim me te miren e te gjithe lojtaret jane te mobilizuar para kesaj ndeshje. Nuk do te jete e thjeshte, por ne jemi te uritur te fitojme. Kam besim qe do t’ja dalim. Pak rendesi ka nese shenoj une apo jo. E rendesishme eshte te rikthehemi ne kategorine superiore”, eshte shprehur Bubeqi. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4391 |