Maqedonasi Lazarevski firmos per Besen |
nga AlbaniaSoccer E enjte, 20 Maj 2010 22:02 | ![pdf](/templates/gk_icki_sports/images/pdf_button.png) | ![Shtyp](/templates/gk_icki_sports/images/printButton.png) | ![Email](/templates/gk_icki_sports/images/emailButton.png) | |
Skuadra e Beses ka bere perforcimin e pare per sezonin e ardhshem vetem nje dite pas perfundimit te kampionatit. Behet fjale per maqedonasin Dimitrija Lazarevski, mbrojtes i majte por qe gjithashtu luan edhe ne mesfushe. Lazarevski eshte 27 vjec dhe ka pranuar te behet pjese e skuadres kavajese per sezonin e ardhshem pasi i kane pelqyer kushtet e ofruara nga presidenti Nexhat Bizhdili. Ka qene trajneri Shpetim Duro ai qe e ka kerkuar lojtarin, pasi ishte njohur me pare me cilesite e tij. Maqedonasi me shume mundesi do te zevendesoje mbrojtesin e majte Renato Arapi, pasi ka gjasa se do te largohet gjate merkatos se veres. 27-vjecari eshte transferuar te Besa si lojtar i lire, pasi i ka perfunduar kontrata me skuadren maqedonase Metalurg Shkup.
Enea Shtrepi
![busy](https://albaniasoccer.com/components/com_jomcomment/busy.gif) |