Erjon Vucaj: Do te jete “madheshtor” nje vend ne Evrope! | ||||
|
Lojtari i Laçit Erjon Vucaj, i cili sezonin actual ne Kategorine Superiore luan si i huazuar nga ekipi i Vllaznine, mendon se entuziazmi qe ka mberthyer nje qytet te tere e ka ngritur shume moralin dhe njekohesisht pergjegjesine e skuadres per dy ndeshjet e fundit. “Te gjithe qytetaret jane shume entuziaste per rezultatet dhe poziten e Lacit. Skuadra dashje pa dashje po hyn ne histori dhe nese sezoni perfundon suksesshem do te ishte me te vertete nje novele reale » u shpreh ne fillimet e bisedes se tij per Albaniasoccer.com, Erjon Vucaj I cili mendon se dy takimet e fundit jane vendimtare per vendosjen perfundimtare ne renditjen e kampionatit. “Dy ndeshjet e fundit jane vendimtare. Ne nuk duhet te mendojme aspak se cfare mund te ndodhi me Tiranen apo Besen. Duhet ti kushtojme vemendje dy takimeve tona. Ndeshjet duhet ti marrim nje e nga nje dhe te mos jemi euforik. Fillimisht duhet te mobilizohemi duke filluar qe sot ne takimin ndaj Skenderbeut qe eshte teper i veshtire », vazhdoi 19 vjecari biseden e tij. « Megjithate, duhet te mos harrojme se pavaresisht rezultateve dhe renditjes perfundimtare te skuadres pas ketyre dy ndeshjeve te fundit, ecuria e Lacit kete sezon duhet konsideruar nje sukses. Sigurisht, nje vend ne Kupat e Evropes do te ishte madheshtor, por mendoj se nuk duhen mohuar aspak vlerat per keto rezultate qe kemi arritur deri tani », theksoi Erjoni, i cili ndonese pati nje aktivizim te kufizuar ne ndeshjet e para, ne vazhdim prezenca dhe loja e tij kane qene nje kontribut pozitiv per skuadren. « Fillimi i kampionatit ishte pak i veshtire per vete faktin sepse nuk u aktivizova rregullisht, por ne vazhdim gjithcka morri rrjedhen e duhur dhe fillova te luaje me teper dhe prezantimi ne loje mund te them se ishte optimal per ato minuta qe kam luajtur », tregon Shkodrani i cili nuk e mohon nje rikthim te mundshem tek Vllaznia. « Aktualisht une luaj me Lacin, por jam lojtar i Vllaznise, pasi tek skuadra « bardhezi » jam i huazuar. Une nuk kam menduar akoma per te ardhmen, sepse jam i fokusuar ne keto dy ndeshjet e fundit, por si te qendroj me Lacin apo nje rikthim ne vendlindje e te luaj per Vllaznine do te jete dicka e kendshme. Te dyja ekipet kane pjesen dhe vendin e tyre ne zemren time », perfundoi biseden e tij per Albaniasoccer.com, lojtari i Lacit Erjon Vucaj Kel Naraci
Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3893 |