Evis Kaja: Ky ka qene viti suksesit per te gjithe ne! | ||||
|
Evis Kaja, njeri prej lojtareve titullare te skuadres se Lacit, eshte optimist se skuadra e tij nuk do te toleroje ne dy ndeshjet e fundit te cilat skuadra e tij i konsideron vendimtare per paraqitjen ekipit ne Kupat e Evropes. "Laci nuk do te toleroje askend ne keto dy ndeshje", u shpreh Ervis Kaja per Albaniasoccer.com, i cili do te shtonte se: "Suksesi i Lacit kete vit eshte i padiskutueshem dhe ky sukses eshte merite e te gjitheve, presidentit Pashk Laska, tranjerit Stravri Nica,tifozerise Lacjane dhe e vete ne lojtareve ku te gjithe pa perjashtim kemi deshire te luajme ne kompeticione te medha sic eshte Euro Liga" - tha Kavajasi. Kaja ka pasur nje sezon shume te mire tek Laci dhe shpreson te qendroje te pakten edhe per nje vit tjeter se bashku me te gjithe shoket e tij te ekipit sepse tashme keta lojtare jane kthyer ne benjaminet e tifozerise Lacjane, e cila nuk deshiron te shohe asnje lojtare larg ekipit. "Besoj se pas ketij sezoni do te qendroj edhe nje vit tjeter tek ekipi Lacjan pasi dua te vazhdojme te qendrojme te gjithe se bashku ne kete skuader qe kemi ndertuar per te vazhduar te arrijme rezultate pozitive", perfundoi prononcimin e tij per Albaniasoccer.com Evis Kaja Mario Nikolla Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3221 |