Dos Santos: Nuk jane fjalet e mija ato te shkruara ne te perditshmen sportive! | ||||
|
Sulmuesi Brazilian, Dos Santos ka qene shume i indinjuar nga shkrimi i bere ne gazeten sportive “Panorama Sport”. Ai ka dashur te prononcohet vete per web tone Albaniasoccer.com ne lidhje me kete ceshtje. “Une jam shume i merzitur me fjalet qe jane shkruar sot ne gazeten sportive Panorama Sport » u shpreh ne nje prononcim Ekskluziv per Albaniasoccer.com, vete futbollisti Dos Santos. « Ato fjale nuk jane thene nga une. Gazetari qe e ka shkruar ate lajm nuk ka kontaktuar me mua dhe jane fjalet e tij ato qe kane qene te shkruara ne gazete. Deshiroj te sqaroj gjithe publikun sportedashes te qytetit te Ersekes si dhe shoket e mij te skuadres qe Dos Santos nuk ka akuzuar njeri. Nuk e di pse ky gazetar ka shkruajtur ne emrin tim duke bere nje akuze shume te rende ndaj shokeve te mij te skuadres. Normalisht, qe askush nga lojtaret nuk eshte ndier mire kur ka lexuar sot nje lajm te tille ashtu si s’do te ndihesha pozitivisht edhe une nese ndonje lojtar tjeter do te me akuzonte me te padrejte”, perfundoi prononcimin e tij per Albaniasoccer.com sulmuesi Dos Santos ne lidhje me ate qe eshte botuar ne te perditshmen sportive. Faik Hamdiu Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3435 |