Memelli mban premtimin, shenon serish | ||||
|
Nje dite me pare, sulmuesi i Flamurtarit Migen Melmelli premtoi se do te shenonte ne takimin e sotem dhe ai ka mundur ta mbaje premtimin e dhene. Ka realizuar nga pika e bardhe e penalltise golin e vetem ne ndeshjen kunder Apolonise duke i dhuruar skuadres se tij tre piket. Sulmuesi 30-vjecar pas golit te shenuar ne kete takim ka arritur ne kuoten e 13 golave duke barazuar Bakajn e Dinamos por eshte dy me pak se Brkic i Apolonise qe kryeson listen e golashenuesve me 15 te realizuar. “E rendesishme ishte qe fituam dhe tani thuajse e kemi siguruar mbijetesen. Ka edhe dy ndeshje te tjera ku mund te kem mundesi te shenoj dhe te parakaloj Brkicin. Kam besim qe do t’ja dal”, eshte shprehur Migen Memelli. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3527 |