Policia nxjerr me force Astrit Isain nga fusha | ||||
|
Serish forcat e rendit behen protagoniste ne lojen e bukur te futbollit. Vetem dy jave me pare pas ndeshjes Partizani-Elbasani, forcat blu duke mos ditur pozicionin e tyre dhunojne psikologjikisht madje tentojne dhe fizikisht futbollistin e Elbasanit, Renato Hyshmeri. Pak a shume e njejta skene eshte perseritur sot ne stadiumin e Beses, por ndryshe nga rasti i pare ky episod eshte dhene direkt ne televizore. Ne momentin qe arbitri Jareci detyron te largohet drejtorin teknik te Shkumbinit, Astrit Isain nderhyjne forcat e rendit per ta larguar me force. Ne hyrje te korridorit qe te dergon ne ambjentet e brendshme te stadiumit nepermjet ekranit te televizorit eshte pare qe tre police po e shtynin dhe madje ne nje moment eshte dukur sikur kane perdorur dhe forcen ndaj drejtorit teknik Isai. Policia ndodhet ne stadium per te mirembajtur ecurine e nje ndeshje dhe detyra e saj eshte te merret me tifozet dhe jo me lojtaret e skuadrave ose me drejtuesit e tyre. Ne asnje vend te botes nuk kemi pare a degjuar qe lojtaret ose drejtuesit e klubit te preken ose te dhunohen nga forcat policore, por deri sa jetojme ne Shqiperi asgje nuk eshte me cudi.
Kel Naraci Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3667 |