Njoftim për shtyp | ||||
|
Federata Shqiptare e Futbollit informon se ka ndjekur me vemendje njoftimet e bera ne media mbi parregullsi në ndeshjet “Vllaznia” – “Skënderbeu” dhe “Maliqi” – “Domosdova” te vlefshme respektivisht per kampionatet kombetare te “Kategorise Superiore” dhe “Kategorise se Dyte”.
FSHF njofton se sektoret e saj perkates po punojne per te mbledhur tere dokumentacionin dhe informacionin e nevojshem per sqarimin e ngjarjeve dhe rrethanave ne te cilen kane ndodhur ato. FSHF siguron opinionin publik se organet e drejtesise sportive do te marrin seriozisht ne analize faktet dhe deshmite e paraqitura dhe nuk do te ngurojne te marrin masat e duhura per te gjithe subjektet, zyrtaret dhe gjyqtaret pergjegjes per to Federata Shqiptare e Futbollit Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3363 |