Kategoria Superiore/ Tirana -Teuta 2:1 |
nga AlbaniaSoccer E diel, 11 Prill 2010 20:23 |  |  |  | |
Tirana ka marre fitoren e dyte rradhazi nen drejtimin e Staroves, duke mundur sot ne mesdite Teuten. Bardheblute kane shenuar dy here ne pjesen e dyte, fillimisht me ane te Devollit ne minuten e 54’ e me pas ka qene Muzaka ai qe ka dyfishuar rezultatin. Ne minuten e 80’ kur dukej qe ndeshja do te perfundonte pa te tjera histori, ka qene serish Bledar Devolli ai qe ka shenuar por kesaj rradhe ne porten e tij duke rihapur ndeshjen. Tirana ne minutat e mbetura eshte mbrojtur mire dhe ne fund, gjyqtari kryesor Albano Janku ka sinjalizuar per perfundimin e krej takimit, duke lejuar bardheblute te marrin fryme lirisht.
Tirana 2 Teuta 1 Shenues: Devolli 54’, Muzaka 65’/ Devolli (a) Tirana: Nallbani, Lila, Osmani(S.Lilaj 70’), Sina(Pashaj 58’), Abraham, Ahmataj, Devolli, Sefa, Muzaka, Muka, Plaku(Hajdari 64’). Tr: Sulejman Starova Teuta: Vashaku(Rizvani 76’), Stafa, Jakupi, Likmeta, Hodo, Hoxha (Çota 68’), Deliallisi(Selaci 78’), Muçollari, Dosti, Xhemali, Hysa. Tr: Ylli Shehu Gjyqtare: A. Janku, G. Bimi, P. Puto. Vezhgues: P. Pjetrushi (Lezhe) Kartona te verdhe: Deliallisi Kartona te kuq: Deliallisi
Enea Shtrepi
 |