Pas barazimit me Kastriotin, trajneri i Dinamos, Shkelqim Muca eshte shprehur i kenaqur nga loja e lojtareve te tij dhe ka shprehur pakenaqesi per disa episode te dyshimta qe sipas tij jane gjykuar gabim nga gjyqtari i ndeeshjes.“Ne ndryshim nga ndeshja e fundit, ajo ndaj Shkumbinit per Kupe, vura re nje skuader qe kishte grinte e deshire per te fituar. Ndaj peqinasve pothuajse nuk krijuam asgje, sot skuadra ka patur mundesi te shumta per te shenuar. Krahas defekteve tona, persa i takon finalizimit, dua te vecoj pse dhe te pergezoj, paraqitjen e Iljon Likes, portierit te krutaneve, qe mu duk i kthyer ne ditet e tij me te mira. Do te doja te arrinim fitoren, por me menyren se si rrodhen ngjarjet ne fund, jam I kenaqur dhe me barazimin. Persa i perket golit qe shenoi Kastrioti, jam I bindur se ishte nje pozicion i dukshem jashte loje. Eshte e veshtire te motivosh skuadren ne keto momente kur vetem matematika nuk na lejon qe te shpallemi kampion. Duke I shtuar kesaj edhe faktin se ne kete faze te gjithe kundershtaret luajne ndaj nesh me 100% e me shume, kuptohet se do te kete diferenca ne fushen e lojes”, eshte shprehur Muca.
Enea Shtrepi
 |