Mirel Josa, trejneri i Skenderbeut nuk kishte deshire qe loja te nderpritej, por sipas tij fajin e kishin tifozat vendas dhe Federata eshte ajo qe duhet te marri vendimin e duhur. "Une nuk e di se cfare vendimesh merren ne situata te tilla. Kete e ka ne dore Federata. Une mendoj se fajin e kishin tifozat vendas te cilet u acarruan dhe filluan te hedhin sende ne fushe. Mua me intereson loja e ekipit tim. ne erdhem ketu per pike dhe normalisht na takojne ato pike pasi luajtem mire. Mund te goditeshin ose jane goditur edhe lojtaret e mij por nuk e di. Ata mund te jene goditur edhe ne fushe gjate lojes sic ndodh midis lojtareve kundershtare dhe une e quaj normale dhe nuk ka asnje problem tek lojtaret e mij. Eshte futboll. Mua me intereson sic e theksova te marrim piket qe erdhem per te fituar", perfundoi Josa prononcimin e tij
Kel Naraci
 |