Laçi/ Arlind Nora: Ketu kam rilindur! | ||||
|
Arlind Nora ka shenuar serish nje tjeter dygolesh kunder Flamurtarit duke arritur ne kuoten e 10 golave ne kete sezon dhe duke hedhur kantidaturen per te fituar kepucen e arte. Sulmuesi gjirokastrit ne muajin janar kishte oferta nga Tirana por zgjodhi te respektonte kontraten me Lacin, kontrate e cila perfundon ne fund te kampionatit. Nora eshte shprehur i lumtur per formen e mire qe po kalon dhe ka theksuar se ky ekip i ka krijuar mundesine te rilinde. Nora gjithashtu nuk ka mohuar deshiren per te fituar kepucen e arte si trofe personal por fillimisht preferon nje vend ne kupat e europes me Lacin. Altin Ngjela Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3343 |