Vec ndeshjes se humbur ne tavoline, Kastriotit, Disiplina i ka hequr dhe nje tjeter tre pikesh duke i bere mjaft delikate pozitat e ketij ekipi ne tabelen e klasifikimit. Per momentin krutanet renditen ne vendin e dhjete, ne zonen e ftohte te renditjes. Trajneri Ndreu edhe pse pranon veshtiresine qe do te hase skuadra e tij ne fazen e trete, serish shprehet me optimizem. "Kam marre mbeshtetje nga presidenca dhe drejtuesit e klubit. Megjithese te gjitha jane kunder nesh, do te bejme maksimumin e mundshem me synimin e vetem per te arritur objektivin ku perveç mbijeteses do te jete dhe shkeputja larg zones se playoutit. Ndoshta eshte disi e veshtire por duke pare se kemi një ngjeshje te skuadrave duke filluar nga vendi i katërt dhe duke perfunduar nga vendi i 12-te gjithçka mbetet e hapur”, eshte shprehur trajneri Ramadan Ndreu.
Enea Shtrepi
 |