Komisioni Disiplines "godet" Kastriotin dhe Gramozin! | ||||
|
Komisioni i Disiplines eshte mbledhur sot ne mesdite per te shqyrtuar parregullsite dhe incidentet e shumta qe prodhoi java e XXII e kampionatatit. Pas shqyrtimit te fakteve dhe pamjeve filmike per dy ndeshjet Flamurtari-Kastrioti dhe Gramozi-Vllaznia, Disiplinori mori keto vendime: Ekipi i KF Kastrioti, për braktisje të lojës dhe mospranim të rifillimit të saj, humbet ndeshjen me rezultatin 2-0, i hiqen 3 (tre) pikë nga klasifikimi dhe 1.000.000 lekë gjobë. Mospranimin e kërkesës të KF Kastrioti, si të pabazuar në rregullore dhe në rrethanat e faktit. Lojtari i KF Flamurtari, Halim Begaj, për goditje të kundërshtarit, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim dhe 100.000 lekë gjobë. Zv/trajneri i KF Gramozi, Altin Hodo, për goditje me grusht të arbitrit anësor, në bazë të neneve 4, 9, 13, 19, 22 e 25 të KDS dhe nenit 44 të Statutit të FSHF, përjashtohet përgjithmonë nga aktivitetet futbollistike. Ekipi i KF Gramozit, për mosmarrje të masave të mjaftueshme të sigurisë organizative, me pasoja ushtrim të dhunës mbi arbitrat, dënohet me pezullimin e fushës për 2 (dy) ndeshje dhe zhvillimin e tyre në fushë asnjëanëse. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3382 |