HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E enjte, 21 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Ministri Xhaferri denon dhunen ne futboll!
nga AlbaniaSoccer   E martë, 23 Shkurt 2010 23:45   pdfShtypEmail

ferdinand-xhaferri_thumbDeklarata për shtyp e ministrit Ferdinand Xhaferri - Jam para jush që t’ju informoj se sot kisha në një takim Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Sekretarin e Përgjithshëm të saj dhe u bëra të qartë se ngjarjet e fundit në fushat e futbollit, konkretisht aktet e dhunës në ndeshjet Flamurtari-Kastrioti dhe Gramozi-Vllaznia janë të papranueshme, janë të patolerueshme dhe duhet mbajtur qëndrim shumë i ashpër ndaj tyre. Federata Shqiptare e Futbollit i ka të gjitha instrumentat dhe strukturat ligjore të ndëshkimit dhe Komisioni i Disiplinës pranë kësaj federate duhet të reagojë ashpër për të ndëshkuar ata gjyqtarë që prishin rregullat e një loje të ndershme. Lidhur me ngjarjen në ndeshjen Gramozi-Vllaznia, ku personeli i stafit të Gramozit, Altin Petrit Hodaj, goditi barbarisht gjyqtarin anësor, me cilësinë e Ministrit të Sporteve kam firmosur sot kallëzimin penal, bazuar në nenin 237 të Kodit Penal, që thotë “Goditja që i bëhet punonjësit që kryen detyrën shtetërore apo një shërbim publik, dënohet deri në tre vjet burg. Nga kreu i federatës u ngrit shqetësimi se në jo pak raste, kryetar bashkish apo persona të tjerë me imunitet, në kundërshtim flagrant me nenin 47 të Ligjit për Sportet, hynë në fushën e blertë. Ne do të mbështesim me forcë të gjitha vendimet e Komisionit të Disiplinës për të ndaluar për një apo më shumë vite futjen në stadium për të gjithë ata zyrtarë që do të guxojnë të hyjnë në fushën e blertë. Ftojme komunitetin e sportit, sportistë, gjyqtarë, trajnerë, zyrtarë të federatës dhe median që të jemi bashkë për të promovuar gjithnjë e më shumë rregullat e një loje të ndershme.

 

Enea Shtrepi


busy
komente