Pas perfundimit te takimit, trajneri i Vllaznise Edi Martini foli per mediat duke e vleresuar lojen e skuadres se tij qe arriti fitoren e dyte rradhazi pas dy humbjeve te para ne fillim te pjeses se dyte te kampionatit
Pyetje - Cfare mendoni per lojen e Haxhibulicit qe shenoj golin e pare per vllaznine kete sezon? Martini - Edhe pse goli deciziv ishte ai i Shtubines, komplimentet e mija shkojne per te gjithe lojtaret e Vllaznise qe shenuan dhe luajten ne kete takim, pasi te pesosh dy gola dhe te arrish te fitosh tregon karakterin e ekipit. Une e kam cilesuar edhe me pare qe per momentin na intereson rezultati dhe lojerat e mira do te vijne ne vazhdim.
Pyetje - Mos ishte nje ndihme ndeshja e kupe qe zhvilluat ne Korce keshtu qe miqte ju njohen me mire si ekip?Martini – Nuk besoj, sepse ndeshja ne Korce na vlejti ne me shume per te njohur kundershtarin dhe nuk duhet ta nevleftesonim. Skenderbeu nuk eshte me ai i meparshmi. Eshte perforcuar shume dhe ai barazim ishte me teper nje favorizim per ne ne ndeshjen e ardhshme te Kupes, ku kualifikimi eshte akoma i hapur.
Pyetje - Mendoni se Vllaznia do te rrezikoj renjen ne kategorine e pare? Martini - Absolutisht jo. Un e kam thene qe diten e pare qe Vllaznia do te ngjitet atje ku i takon dhe si objektiv kemi gjithashtu fitimin e kupes.
Kel Naraçi
 |