Erjon Hoti : Ekipi qe shiste ndeshjet shkoi deri ne vend te trete | ||||
|
“Te shesesh dhe te renditesh i treti vetem ketu ne Shqiperi mund ti degjosh keto akuza. Me vjen keq qe emri ime dhe i shokeve te skuadres eshte “perbaltur”, me pa te drejte. Mire qe nuk na falenderuan per ate qe dhame per ngjyrat e Apollonise, se ne fund te fundit beme detyren tone per te cilen paguhemi, por te na akuzojne per dicka qe se kemi bere kesaj i thojne....Me vjen keq per tifozerine e zjarrte firake dhe e falenderoj nga zemra per mbeshtjetjen qe na ka dhene dhe ata me mire se kush tjeter e dine te verteten e kesaj tymnaje. Nuk harrij ta shpjegoj se si ky ekip qe arriti deri ne vend te trete paska shitur ndeshje!? Eshte sa per te qeshur edhe per te vene duart ne koke. Gjithcka ishte OK ne skuadren tone, por ishin vete keta drejtues qe larguan trajnerin e me rradhe gjithe futbollistet dhe ja pasojat. Menyra me e mire per ta eshte qe te bejne nje show mediatik per te hequr pergjegjesite nga vetja e tyre. Shume shpejte e verteta do te dale dhe do tregoje qe si une dhe shoket e mi jemi te paster”, ka perfunduar deklaraten e tij Erjon Hoti. (Ne foton e madhe skuadra qe akuzohet per shitje ndeshjes dhe qe arriti deri ne vendin e trete ne renditjen e Kategorise Superiore)
Altin Ngjela Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3868 |