Kategoria Superiore/Flamurtari-Apollonia 2-0 |
nga AlbaniaSoccer E diel, 07 Shkurt 2010 16:09 |  |  |  | |
Flamurtari ka mundur lehtesisht fqinjet e Apolonise me rezultatin e paster 2-0. Djemte e Gugash Maganit kane sulmuar qe ne minutat e para dhe vetem ne minuten e 25-te, sulmet e tyre jane konsuliduar me sukses. Ka qene nje “ish” qe ka ndeshkuar skuadren e Apolonise. Mbrojtesi Elton Grami qe eshte bashkuar me skuadren e Flamurtarit ne merkaton e Janarit ka shenuar ndaj Apolonise e cila e largoi ate si te pavlefshem ne fazen e pare te kampionatit. Goli i dyte dhe i sigurise u shenua serish nga nje lojtar i ofruar po ne merkaton e Janarit. Sulmuesi Migen Memelli ne minuten e 43-te, realizoi golin e dyte dhe te qetesise per vlonjatet. Pjesa e dyte u kontrollua lehtesisht nga kuqezinjte te cilet jane mjaftuar me dy golat e pjeses se pare. Ky tre pikesh e ngjit ne kuoten e 21-pikeve skuadren e Flamurtarit e cila renditet ne vendin e dhjete. Javen e ardshme skuadres se Maganit do ti duhet te perballet me Lacin ne fushen e kesaj te fundit.
Flamurtari – Apollonia 2-0 Shenues: Elton GRAMI 25', Migen MEMELLI 43' Gjyqtar: Elvis PEZA
Kel Naraçi
 |