Tifozet, “arma” plus e Gramozit ne ndeshjen me Dinamon | ||||
|
Ekipit kolonjar i eshte hequr denimi nga komisioni i disiplines dhe tifozet kolonjare do te kene mundesine qe ta ndjekin ekipin e tyre ne fushe . Vendimi ka ardhur pas apelit qe drejtuesit kolonjare i kane bere vendimit . Kujtojme qe ekipi u denua 3 ndeshje pa tifoze , pas perfundimit te takimit me Lacin ( fituar nga miqte me rezultatin 1-2 ). Tifozet te irituar nga gjykimi hodhen ne fushe sende te forta dhe protestuan ashper per gjykimin e takimit . E pra pas ketij vendimi tifozet e zjarrte kolonjare do te kene mundesine qe ekipin e zemres ta ndjekin nga shkallet e stadiumit .Gramozi ndeshjen e rradhes e ka me kryesuesit e Dinamos . Ndeshja do te zhvillohet ne Erseke , diten e premte ne oren 13 : 00 . Mesohet se miqte nga Tirana do te vine ne kete takim me disa mungesa. Kolonjaret shpresojne qe te bejne nje paraqitje te denje perballe kryesuesve te Dinamos . Tekniku Canaj do te kete ne dispozicion Rexhepin dhe Shaqirin qe i munguan ekipit ndeshjen e fundit kunder Kastriotit sepse ishin te pezulluar per shkak kartonash . Nderkohe qe terreni i renduar per shkak te bores pritet qe te jete nje arme plus per kolonjaret. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3514 |