Gramozi fillon pergatitjet per Kastriotin |
nga AlbaniaSoccer E martë, 26 Janar 2010 21:09 |  |  |  | |
Pas fitores minimale me Apolonine , kolonjaret mendojne per sfiden e rradhes ne trasferte me Kastriotin e Krujes. Gramozi ka lene pas ndeshjen me Apolonine (fituar nga Gramozi me rezultat 1 -0 , autor i golit Semina) dhe po mendon per takimin e fundjaves. Tekniku kolonjar, Agim Canaj i ka lejuar lojtareve te tij nje dite pushim, pas fitores me Apolonine . Pikerisht , dita e djeshme ishte pushim per lojtaret dhe pergatitjet per takimin e rradhes kane nisur sot rreth ores 14:00. Paradite ata jane stervitur ne palestren e shkolles 9-vjecare “Papa Kristo Negovan”, kurse pasdite tek fusha stervitore Canaj nuk do ta kete grupin te plote pasi do ti mungojne dy titullare per shkak kartonash . Ne takimin me Kastriotin do te mungoje mbrojtesi i talentuar Klaudio Rexhepi , si dhe mesfushori Ardit Shaqiri (te dy te pezulluar per arsye kartonash ) . Dhe pse me dy mungesa kryesore, kolonjaret do te shkojne ne Kruje per te marre maksimumin.
Arnold Dhimitri
 |