HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E enjte, 21 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kampionati mban zi për Panon
nga AlbaniaSoccer   E premte, 22 Janar 2010 17:23   pdfShtypEmail

panajot_pano_Federata Shqiptare e Futbollit i bën të ditur të gjithë komunitetit të futbollit në Shqipëri, se ndeshjet e javës së 18-të, të Kampionatit Kombëtar të Kategorisë Superiore, do të nderohet kujtimi i legjendës së futbollit shqiptar Panjot Pano.

Për këtë arsye, në të gjitha stadiumet shqiptare ku do të luhen këto ndeshje, do të mbahet një minutë heshtje. Gjithshtu, të gjitha skuadrat pjesëmarrëse në këtë kampionat ,do t’i luajnë ndeshjet e javës së 18-të me shirit të zi në krah, në shenjë respekti për humbjen e mjeshtrit të njohur.

Panajot Pano, një nga emrat më të mëdhenj të futbollit shqiptar në të gjitha kohrat, ndërroi jetë ditën e martë në moshën 71 vjeçare, në Florida të Shteteve të Bashkuara ku ndodhej për një vizitë private.

Më parë, kujtimi i tij ishte nderuar nga ana e klubeve të Realit të Madridit dhe Gramozit, në ndeshjen e zhvilluar për edicionin e tretë të Turneut Ndërkombëtar “Taçi Oil”, organizuar ditën e mërkurë dt. 20.01.2010, në Tiranë. Të dyja skuadrat luajtën me shirit të zi dhe mbajtën një minutë heshtje në kujtim të tij.

Media FSHF

 


busy
komente