Të mërkurën në mbrëmje u anullua finalja e Kupës së Maqedonisë mes Shkëndijës së Tetovës dhe Teteksit. Federata e Futbollit në Maqedoni ka përcaktuar një ditë më pas ditën se kur do të luhet sërish kjo ndeshje. Të djelën, do të riluhet edhe një herë tjetër derbi I Tetovës që do të vërë përballë njëra-tjetrës skuadrën shqiptare në Maqedoni dhe atë maqedonase. Kjo finale kësaj rradhe do të luhet pa praninë e tifozëve dhe pa presionion që u shkaktua pre tyre. Kujtojmë se ndeshja u ndërpre dy herë nga gjyqtari kryesor për shkak të thirrjeve nacionaliste nga të dyja tifozeritë të cilat duhet thënë se urrehen me njëri-tjetrin.
 |