Kupa Maqedonisë/ Shaqiri dhe Mihajlov: Politika mposhti sportin! | ||||
|
Atmosfera nën tribunën Veriore të stadiumit “Filipi i Dytë” ka qenë mjaftë zhgënjyese, për shkak të skandalit të ndërprerjes së finalës së Kupës së Maqedonisë. Trajneri i Shkëndijës, Artim Shaqiri i dëshpëruar për një epilog të tillë tha: “Ne jemi sportistë, mendojmë për lojën në teren, dhe na vjen keq për këto ngjarje të tilla. Megjithatë, kjo që ndodhi i takon pjesës së politikës dhe këtë duhet ta komentojnë udhëheqësit e klubeve. Neve na mbetet të shohim si të përgatitemi për lojë, të koncentrohemi sërish dhe të arrijmë deri te fitorja në fushën e futbollit”. Edhe trajneri i Teteksit, Mihajlov, u shpreh i zhgënjyer: “Finalja ende nuk pati nisur mirë, ndërsa përfundoi në mënyrë skandaloze, diçka që askush s’e dëshiroi nga ne klubet. Jemi në pritje të vendimit se kur do të luhet loja, do të mundohemi të përgatitemi sa më mirë dhe të arrijmë deri te trofeu i dëshiruar”, tha Gorazd Mihajlov. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5226 |