Skuadra e "shqiptarëve" TuS Koblenz, qe aktualisht ndodhet ne pjesen e poshtm e te tabeles se klasifikimit ne Bundesliga 2 ka afruar nje tjeter sulmues shqiptar ne gjirin e vet. Edmond Kapllani i cili ishte i lidhur me skuadren e Ausburg per pjesen e pare te edicionit aktual eshte transferuar tek TuS Koblenz, duke e rritur momentalisht ne gjashte numrin e shqiptareve ne skuader. Duke patur parasysh, ofertat e shumta nga skuadrat e Ligave Angleze qe kane ardhur per kapitenin e TuS, Shefki Kuqi, drejtuesit e skuadres menduan se ishte e domosdoshme thirrja e nje lojtari sulmues dhe Kapllani ishte njeri prej te permendurve. Kuqi ka patur shume oferta nga 2-3 klube te Anglise dhe pritet shume shpejt nje transferim i mundshem i tij. Sic dihet me Tus Koblenz luajne edhe kapiteni i kombetares se Shqiperise, Ervin Skela, Njazi Kuqi, Shefki Kuqi, Almir Murati, Edmond Kapllani dhe Skeraj.
Kel Naraçi
 |