Ramen Cepele stervitet me ekipin e pare. E merkure 10 shkurt 2021. Ramen Cepele i bashkohet ne stervitje ekipit profesionist te Hannover 96. Kjo e sotmja eshte nje dite e vecante qe mbas nentorit te vitit te kaluar, ku djaloshi vishet per here te pare "Kuq e Zi". Luan 90 minuta per Kombetaren, vetem ne moshen 17 vjec, 7 muajsh dhe 21 dite, thyer rekordin e Eduard Abazit duke hyre ne histori dhe duke u bere: Lojtari me i ri qe ka luajtur ndonjehere me Kombetaren Shqiptare! I lindur ne Conegliano, qytet afer Venezias ne Italine e veriut, djaloshi i apasionuar mbas futbollit starton me U15 te "Scuadra Azzura" dhe numeron gjithsej 19 takime nderkombetare me U16 dhe U17, madje duke e udhehequr kete te fundit si kapiten ne fushen e lojes. Nuk mund te mos binte ne syte e Edoardo Rejas i cili e fton te behet pjese e Kombetares ne grumbullimet e shtatorit dhe tetorit perpara ndeshjeve kunder Armenise, Kazakistanit dhe Lituanise. Kalimi te akademia e Hannover 96 eshte pjese e projektit per afrimin e talenteve. Per momentin 17 vjecari do aktivizohet me ekipin e moshave U19 ku do te marre eksperiencen dhe pjekurine e duhur per t'ju afruar me vone ekipit te pare. Ramen kerkohej nga shume klube, prandaj ne jemi shume te lumtur qe ai vendosi te transferohet ne qendren stervitore ne Eilenriede, tregon Gerhard Zuber drejtori sportiv i klubit te Bundesliges. Gent Mebelli
|