Strakosha i shkel syrin Dortmundit
As Roman Bürki as Marvin Hitz nuk shkelqejne keto jave ne porten e Borussia Dortmund. Veshtrimi i drejtuesve te klubit shkon drejt veres me shpresen per nje gardian te sigurte qe do ngrohe zemrat e tifozeve, shpatullat e Max Hummels dhe te mbrojtjes. Disa emra po permenden po per momentin nuk ka asgje konkrete. Ne nje interviste per "Sky" top portieri i Lazio Romes thote: Te gjithe e dine qe Borussia Dortmund eshte nje klub i madh. Ata kane nje skuader te re, shume te talentuar dhe me shume potenzial per nje te ardhme te ndritur. Do te ishte nje hap shume interesant per mua. Statistikat flasin per Strakoshen! Ai eshte nje nga portieret me te mire ne Seria A, vetem 25 vjec dhe veren qe vjen kontrata me Lazion mbaron. Sipas ("Expectet Goals") qe krahason golat e pesuar nga portiere me rrezikshmerine dhe rastet e krijuara nga reparti sulmues, Strakosha ka nje bilanc shume pozitiv. Reflekset e tij jane mbreslenese! Ne fazen e grupeve ne ndeshjet kundra Lazios dhe sidomos ne perballjen e Romes sulmi i Dortmundit e provoi cdo te thote "Porta e Strakoshes". Pritjet e tij fantastike ben qe deshperimi ne fytyrat e gjermaneve te linte gjurme.
|