Partizani eshte kualifikuar per ne turin e trete eliminator te Liges te Kampioneve. Partizani ka arritur te barazoje me rezultatin 1-1 ne ndeshjen e dyte kunder ekipit kampion te Hungarise, Ferencvaroshi. Takimi i pare i luajtur ne Elbasan Arena ka perfunduar me rezultatin 1-1, dhe me te njejtat shifra ka perfunduar edhe ndeshja e sotme. Ferencvaroshi ka kaluar i pari ne avantazh me ane te Gera ne minuten e 11 me ane te nje penalltia. Ne minuten e 40 ka ardhur goli i barazimit per ekipin shqiptar te Partizanit. Kundersulm i Partizanit, Ibrahimi ka dhene nje kros ne zone, ku ka nderhyre mbrojtesi Husing duke derguar topin ne porten e Ferencvaroshit. Rezultati ka ngelur i pandryshuar ne 120 minutat e lojes te rregullt. Portieri i Partizanit Hoxha ka filluar serine e penalltive duke bere nje supergjuajtje alla "Paneka". Me pas ai ka qene serish protagonist duke pritur penalltine e gjuajtur nga Gera. Me pas ka qene Vila ai qe ka gauar por serish Hoxha ka pritur penalltine e gjuajtur nga Sestak. Me pas Trashi ka shenuar penalltine, rezultati 0-2 per Partizanin. Nagi ka shenuar penalltine e pare per ekipinin e tij, 1-2, me pas Ekuban ka shenuar per Partizanin 1-3. Me pas ka qene serish Hoxha, heroi i kesaj ndeshje ai qe ka pritur penalltine e gjuajtur nga Ramirez duke bere keshtu qe Partizani te kualifikohet me tej. Ne turin e 3-te eliminator Partizani do te ndeshet e austriaket e Salzburg. Ndeshja e pare luhet ne Elbasan Arena me date 27 korrik, kurse ndeshja e kthimit do te luhet me date 3 gusht.
|