Edmond Kapllani do te rikthehet titullar per FSV Frankfurtin. Lajmin e bejne te ditur mediat gjermane. Sulmuesi shqiptar vetem tre dite pasi meritoi faljen e drejtuesve te klubit te tij, ka bindur edhe trajnerin qe ta rikthej ne fushe. Drejtuesit e Frankfurtit e kishin pezulluar shqiptarin te mos luante asnje ndeshje kete vit por ai me sjelljen e mire dhe me formen e mire te treguar ne stervitje ka anulluar kete vendim. Kete fundjave kunder Karslruhes Kapllani do te jete ne fushe me nje tjeter mundesi per te shenuar. Deri tani ai ka realizuar 7 gola per skuadren e FSV Frankfurt dhe me shume mundesi ne janar do te marre disa oferta konkrete nga skuadra gjermane qe e duan ta kene ne skuader bomberin shqiptar.
|