Ne zyren e Drejtorise se Stadiumit Kombetar "Qemal Stafa" kane mberritur ofertat e tre kompanive te interesuara per te ndertuar impiantin e ri kuqezi qe do te prese ndeshjet e kombetares dhe skuadrave te kampionateve shqiptare. Duke qene se fondet per ndertimin e stadiumit mungojne, kompanite e interesuara per te vazhduar projektin jane kufizuar ne projektin konçesionar, te cilin e kane konsideruar dhe prezantuar tre kompani nderkombetare. “Bouygues” quhet kompania franceze qe me shume mundesi eshte edhe me e mundshmja per te marre lejen e nisjes se punimeve pasi ka nje reputacion prestigjoz ne si e dyta ne Europe per sa i perket ndertimeve ne pergjithesi, por edhe me shume eksperience edhe ne fushen e ndertimit te stadiumeve. Kjo eshte e vetmja kompani e cila ka ne dispozicion te gjitha resurset per ta prishur, ndertuar dhe menaxhuar stadiumin e vetme. Dy te tjerat, italianet e "Serenissima Costruzioni" dhe koreano-jugorja "For You Global Tech” kane bere oferten e tyre dhe presin pergjigjen e fundit ne daten 20 Janar te vitit te ardhshem. Ne baze te nje studimi te bere, ndertimi i stadiumit te ri perllogaritet te shkoj deri ne 130 milione euro, per nje impiant te ri 23 mije vendesh duke perfshire investimin per stadiumin e ri dhe per truallin. Megjithate mbetet per tu percaktuar ne vazhdim se cili projekt do te fitoje dhe si do te vendoset perfundimisht kjo histori.
|