Xhani De Biazi ka votuar per “Topin e Arte”. Tekniku italian me statusin e trajnerit te Kombetares Shqiptare ka menduar per portugezin e Real Madrid. I dashuruar pas lojes se tij, De Biazi ka votuar ate te parin duke lene menjane Riberin dhe Lionel Messin. De Biazi ka treguar se i pelqen me teper Ronaldo dhe se ai e meriton ta fitoj kete vit. Me pare, kapiteni kuqezi Lorik Cana tregoi se kishte votuar francezin Riberi dhe besonte se ai duhet ta fitoj trofeun me te rendesishem per vitin 2013. Trajneri dhe kapiteni kane shije te ndryshme por rendesi ka qe te dy kane votuar ate qe ata mendojne se e meriton.
|