Nje skandal bastesh dhe nje rrjet personash qe trukonin ndeshjet ne Austri eshte zbuluar se fundmi. 17 ndeshje te kategorive te ndryshme kane rezultuar te trukuara. Shume persona kane perfunduar ne pranga dhe mes tyre kane qene edhe dy shqiptare. Qendra e bastvenies mendohet se eshte kryeqyteti i Shqiperise Tirana. Europol po heton kete piste nderkohe qe jane zbuluar edhe emrat e shqiptareve te arrestuar per kete skandal bastesh qe pritet te godase shume persona ne Austri ne ditet e ardhshme. Roli i Ilir N. (51-vjeç) dhe Arben T. (42-vjeç) nga Tirana nuk duket aspak i vogel ne kete skandal, pasi mendohet se ata bashke me nje ish trajner dhe manaxher klubesh (John L.) kane qene organizatoret kryesore te trukimeve. Ne shtepine e dy shqiptareve te arrestuar eshte gjetur nje liste me 26 emra te tjere lojtaresh te perfshire ne skandal, çka i jep permasa akoma me te medha skandalit. Shume shpejt mendohet qe te zbardhen edhe disa ndeshje te tjera nderkohe qe ka dyshime se ky rrjet ka lidhje edhe me mafien aziatike.
|