Shqiperia rrezikon seriozisht te emigroje jashte vendit per te luajtur futboll. Lajm i keq por i vertete. Shteti dhe FSHF duket se nuk kane ndermend te bejne asgje per ta shpetuar futbollin ne Shqiperi. Stadiumet e rrenuara nuk do te licensohen me nga UEFA dhe ky lajm qe ka qarkulluar me se fundmi eshte bere zyrtar. Vete zv.presidenti i ketij institucioni, Theodoridis qe pas nje takimi me kreun e FSHF, Armando Duka dhe Ministren e Sporteve, Lindita Nikolla konfirmoi se rrezikohet seriozisht emigrimi i kombetares jashte vendi. Kembanat e alarmit kane rene prej kohesh por ato duket se askush nuk deshiron ti degjoj. Stadiumet qendrojne ne gjendje te mjeruar ndersa per te vene dore mbi to askush nuk po kujtohet. Per momentin e vuajne klubet shqiptare nderkohe qe shume shpejt do ta vuaj edhe kombetarja qe do te detyrohet ta luaj te gjithe edicionin e ri eleminator ne stadiume te huaja, jashte vendit te marra me qera.
|