Nje delegacion i UEFA-s ka zbarkuar ne Tirane per te diskutuar dy ceshtje shume te rendesishme, parandalimin e trukimit te ndeshjeve dhe ndertimin e stadiumit te ri. Delegacioni i UEFA-s i udhehequr nga zevendes sekretari, Teodoros Teodoridhis eshte ndalur ne prokurorine e pergjithshme ku ka biseduar me prokurorin e pergjithshem Adriatik Llalla persa i perket ceshtjes se trukimit te ndeshjeve ne Kategorine Superiore. "Biseduam me prokurorin e pergjithshem per ceshtjen e ndeshjeve te trukuara. Nuk deshiroj te flas per raportet e meparshme, por per faktin qe kemi ndertuar maredhenie direkte me Prokurorine e Pergjithshme. Per cdo sinjalizim do te lajmerojme direkt si FSHF ashtu dhe Prokurorine e Pergjithshme. Mund te them qe per momentin kemi mare nje pergjigje te mire dhe gadishmeri per te parandaluar trukimin e ndeshjeve. Por gjithcka mbetet per t'u provuar ne te ardhmen nese do te kete sinjalizime per ndeshje te trukuara”, ka thene Teodoros Teodoridhis ne perfundim te takimit.
|