Nje tjeter talent me origjine shqiptare udheheq nje nga skuadrat Evropiane drejt titullit Boteror per moshat. Valmir Berisha, i konsideruar si Zllatan Ibrahimovic per kombetaren e paraterinjve te Suedise, pas ndeshjeve ne Grupe per FIFA U-17, pritet te ballafaqohet me Japonine dhe te vazhdoje me sukses rrugen drejt titullit Boteror. "Kjo skuader ka shume premisa. Ne jemi duke u permiresuar dita dites, jo vetem ne ndeshjet qe luajme por edhe ne stervitje tek forcohemi me shume si skuader", tha Valmir Berisha i cili luan me kombetaren e Suedise. "Jemi nje skuader me shume lojtare me nacionalitete te ndryshme dhe kjo eshte e veçantë. E ben skuadren shume interesante, se jemi si nje miks koktel, ashtu sic jemi ne Ballkaniket", theksoi sulmuesi i rrezikshem i Suedise Berisha , skuadra e te cilit do te luaje ndaj Japonise ne FIFA U-17
|