Jurgen Gjasula: “Trepikesh shume i vlefshem” | ||||
|
Mesfushori i skuadres se FSV Frankfurt, Jurgen Gjasula ishte protagonisti i fitores se FSV ndaj TuS Koblenz. Shqiptari shenoi ne minuten e 22-te nga pika e bardhe e penalltise pas nderhyrjes se parregullt te mbrojtesit Ndjeng ndaj sulmuesit Gobig. Gjasula gjuan sakte duke realizuar golin e fitores per skuadren e tij qe shkembeu vendet me Tus ne tabelen e klasifikimit. “Ishte nje fitore shume e rendesishme. Ndoshta me shume veshtiresi, por ne arritem te fitonim edhe pse Tus luajten forte. Rendesi per ne kishte trepikeshi pasi luanim me rivalin dhe shpresoj qe kjo fitore te jete shtytje motivuaese per skuadren tone », u shpreh Gjasula pas ndeshjes, ku skuadra e tij mundi Tus Koblenz, qe megjithe kater shqiptaret e aktivizuar nuk mundi te kenaqte afro 600 shikuesit e pranishem ne Stadiumin e tyre. Skeraj, Skela dhe Shefki Kuqi qe te tre e filluan ndeshjen si titullare, nderkohe qe Njazi Kuqi hyri ne loje ne minuten e 60-te ne te njejten kohe qe u zevendesua edhe Skeraj. Me kete humbje, Tus vazhdon tatepjeten, duke zbritur edhe nje vend me poshte ne klasifikim me 12 pike, nderkohe qe fitorja e ngjit Frankfurt nje vend me siper me 13-te pike. Skela dhe Gjasula te dy u ndeshkuan me karton te kuq ne kete takim. Kel Naraci Set as favorite Bookmark Email this Hits: 1999 |