Legjionarët/ Dopietë e Gjasulës dhe goli I Vajushit në Bullgari | ||||
|
Jurgen Gjasula dhe Armando Vajushu janë “çmendur” në Bullgari. Në ndeshjen e parë të kampionatit, të dy shqiptarët kanë shënuar së bashku tre nga katër golat e fitores së Liteksit. Gjasula, ka shënuar në debutim dy gola në pjesën e parë ndërsa shkodrani ka mbyllur sukses ndeshjen ndaj Neftochimic Burgas. Të dy futbollistët janë vlerësuar maksimalisht nga trajneri dhe mediat bullgare ndërsa tifozët janë dashuruar menjëherë me Jurgen Gjasulën, fantazistin e afruar së fundmi nga trajneri Xhani De Biazi tek skuadra kuqezi. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4333 |