HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E enjte, 21 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Në fokus/ Besart Berisha, goli i vetëm “australian” ndaj Manchester United
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 20 Korrik 2013 12:35   pdfShtypEmail

besart-berishaU zhvillua ditën e shtunë me 20-korrik 2013 në Sidney të Australisë takimi miqësor midis përzgjedhjes së futbollistëve më të mirë të kampionatit kombëtar australian dhe Manchester United. Ndonese kampionëve të Anglise u mungoi emblema e vet Wayne Rooney, nuk munguan emra te tille si Giggs, Wellbeck, Evra e Van Persie.

Hyrja në fushë e këtij të fundit në pjesën e dytë u prit me ovacione të shumta. Për yjet e kampionatit australian ishte i përzgjedhur edhe futbollisti shqiptar Besart Berisha ndërsa në krahun tjetër, me Manchester United ishte grumbulluar shqiptari tjetër Adnan Jonuzaj që siç dihet ka zgjedhur të mos përfaqesojë kombëtaren shqiptare.

Januzaj e nisi lojën nga stoli dhe hyri në lojë në minutën e 71’ të ndeshjes. Një minutë më vonë, në 72’ ishte Berisha që doli nga loja. Takimi u dominua krejtësisht nga Manchester United që e mbylli pjesën e parë me avantazhin e dy golave, i pari nga Lingard dhe i dyti nga Wellbeck ndersa lojtari ynë Berisha u shfaq mjaft i lëvizshëm, por ngeli i pafurnizuar nga mesfusha australiane. Për tu veçuar ishte një pasim i bukur i Berishës që gati u kthye në gol nga Broich, shoku i tij i skuadrës të Brisbane Roar, ndërsa në një moment tjetër Berisha goditi vetë, por u bllokua shpejt nga mbrojtja angleze.

Në pjesën e dytë vendasit e nisën lojën më mirë dhe çasti me kulminant ishte goli i Besart Berishës i cili me një gjuajtje të kalibruar përshëndeti në 52’ rrjetën e Manchester United duke e shkurtuar rezultatin në 1-2. Lingard ndëshkoi me kokë mbrojtjen e fjetur australiane në 70’ duke e çuar rezultatin në 1-3. Nuk u ndal me kaq Manchester që shënoi edhe golin e katërt, kësaj radhe me Wellbeck, ndërsa për të vulosur triumfin e kampionëve anglezë mendoi hollandezi Van Persie në 87’. Një rast të mirë shënimi pati në minutat shtesë të lojës edhe Januzaj, por nga një pozicion ideal goditi shtyllën.

All Stars Australia – Manchester United 1-5 (52’ Berisha/ 11’, 55’ Lingard, 70’, 75’ Wellbeck, 87’ Van Persie) / kliko-video /

Përgatiti: Florent Hoxha

 


busy
komente