Gjermani/ Xherdan Shaqiri : Dua të tregoj veten te Bayerni | ||||
|
“Dua ta dëshmoj veten te Bayerni dhe të tregoj se mund të luajë për këtë skuadër”, ka deklaruar Shaqiri. Interesim për Shaqirin ditë më parë ka treguar skuadra e Liverpoolit që ka ofruar 23 milionë euro dëmshpërblim. “Nuk më interesojnë ofertat tjera. Mendoj se mund të luajë në përbërjen e parë përkrah Mario Gotzes”, është shprehur Shaqiri, i cili edicionin e shkuar ka fituar titullin e kampionit të Bundesligës, Kupën e Gjermanisë dhe Ligën e Kampionëve. Shaqiri te Bayerni u pat transferuar verën e shkuar nga Bazeli për 12.5 milionë euro dëmshpërblim. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3844 |