Në fokus/ Guardiola stërvitje të lehtë për agjëruesit Shaqiri dhe Ribery | ||||
|
Pep Guardiola ka trajtim ndryshe për Xherdan Shaqirin dhe Frank Riberyn në seancat stërvitëse. Sipas një media gjermane, trajneri spanjoll e ka parasysh se Ribery dhe Shaqiri janë duke e agjëruar Ramazanin dhe se për ta ka kërkuar ushtrime më të lehta. Vetëm pjesët taktike të stërvitjeve janë duke vlejtur për Shaqirin dhe Riberyn, ndërsa fitnesi dhe pjesa e ushtrimeve fizike janë më të rezervuara për ta. Guardiola këtë praktikë ndaj lojtarëve që agjërojnë e kishte përdorur edhe te Barcelona kur Seydou, Keita dhe Eric Abidal shpesh herë u jepte pushim për shkak të muajit të Ramazanit. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3315 |