Gjermani/ Mërgim Mavraj luan 45 minuta në miqësore | ||||
|
I është bashkuar vonë ekipit të tij, Greuther Furth në Austri dhe natyrisht ka pasur disa probleme muskulare, por Mërgim Mavraj, kapiteni i këtij ekipi, është aktivizuar për 45 minuta (pjesën e parë) në ndeshjen miqësore kundër çekëve të Viktoria Pëlzen, duke e fituar takimin 1-0. Trajneri i Furthit ka vlerësuar mbrojtësin shqiptar për faktin se Mavraj asnjëherë nuk ankohet, por bën detyrat që i ngarkon trajneri. Gjithsesi, pavarësisht fjalëve të kalimit të tij për te Lacio apo te Mainzi, nuk ka asgjë konkrete. Vetë Mavraj ka deklaruar se, nëse ai do të lëvizë në ndonjë ekip tjetër, kjo mund të bëhet e mundur vetëm pas 15-korrikut, prandaj ai ka nisur stërvitjen, në mënyrë që të jetë në formë, që sido të jetë, kapiteni i Furthit të ketë kondicionin e duhur. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2459 |