Ergys Kace, mesfushori qe pritet te grumbullohet per here te pare me Shqiperine pas pak ditesh ka fituar me PAOK-un nje ndeshje te rendesishme ne fazen e Play Offit ne kampionatin grek. Tre piket i kane dhene skuadres se tij vendin e pare dhe nje mundesi per te qene me prane kualifikimit per ne Champions League. Kace ka bere nje ndeshje mjaft te mire, por ne fund eshte ndeshkuar me kartonin e dyte te verdhe duke marre me pas edhe te kuqin.
 |