Tiranë/ Nis kampionati i Ambasadave Amerikane të Ballkanit | ||||
|
Shqipëria është bërë organizatore e një kompeticioni të veçantë, ose më saktë Ambasada Amerikane në Tiranë, e cila hapi zyrtarisht turneun e quajtur “Kampionati Rajonal i Futbollit të Ambasadave Amerikane”, ku marrin pjesë përfaqësues nga 9 seli diplomatike të Uashingtonit në Ballkan. Evenimenti që këtë vit po zhvillohet në kryeqytetin shqiptar, u mirëprit nga ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu. Numri 1 i selisë diplomatike në vendin tonë, prezantoi ekipet përfaqësuese nga Beogradi, Sofia, Prishtina, Ljubjana, Shkupi, Podgorica, Selaniku, Bratislava dhe Tirana. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 1967 |