Lacio është e sigurt, objektivi është t'i largohet presionit të Romës, të mos përfshihet nga adrenalina dhe të përgatisë me qetësi ndeshjen më të rëndësishme të vitit, atë kundër Romës nesër për Kupën e Italisë. E di shumë mirë edhe Lorik Cana, njëri që derbi ka luajtur shumë në karrierën e tij. "Kupa e Italisë është objektivi ynë, duam të fitojmë, të jemi mbi Romën. Kam luajtur në derbin e Stambollit, më i zjarrti, kështu që atmosfera nuk më bën përshtypje", - karikon Cana skuadrën e tij, duke u bërë zëdhënësi i frymës së grupit. Cana pritet të jetë titullar për këtë ndeshje
 |