Legjionarët/ Corinthias gati të marrë Armando Sadikun | ||||
|
Armando Sadiku falë formës së mirë që ka treguar në ligën e dytë të Zvicrës ka rënë në syrin e disa menaxherëve. Së fundmi për të është shfaqur një interesim konkret nga një skuadër braziliane. Bëhet fjalë për Corianthiasin. Një lajm të tillë e raporton faqja e specializuar italiane për lëvizjet e lojtarëve “Tuttomercatoëeb”. Kjo faqe shkon edhe më tej duke sqaruar se futbollisti shqiptar po ndiqet nga ekspertët e kompanisë DIS. Kjo kompani, që në fakt është një fond investimi, aktualisht përfaqëson të drejtat e Corinthians për blerjen e lojtarëve, pasi në Brazil lejohet që kartoni i një futbollisti të zotërohet nga një palë e tretë. Kompania DIS është mjaft e interesuar për Sadikun dhe kërkon që të blejë kartonin e tij, duke transferuar sulmuesin 22 vjeçar në Brazil. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2184 |