Kina/ Hamdi Salihi fiton Superkupën |
nga AlbaniaSoccer E martë, 05 Mars 2013 15:28 | | | | |
Dy gola, një asist dhe një trofe i fituar. Këto janë arritjet e Hamdi Salihit në fillimet e aventurës me kinezët e Zhiangsu Santi. Paraqitje e rëndësishme, në vetëm dy ndeshje të luajtura. Pas golit në Champions-in aziatik gjatë debutimit me skuadrën e re, sulmuesi shqiptar shkelqeu edhe në finalen e Superkupës së Kinës. Ai ishte autor i golit të avantazhit dhe më pas dha pasimin për Borovitz, që realizoi rrjetën e dytë në ndeshjen ku Zhiangsu mposhti 2-1 Guangzhou Evergrande. Gjithçka ka ndodhur në pjesën e parë të sfidës. Trajneri i mirënjohur italian, Marçelo Lipi ka parë që lojtari i Kombëtares shqiptare të shkatërronte ëndrrën e tij për të realizuar tripletën, pasi më parë ishte fituar titullin dhe Kupën në Kinë.
|