Itali/ Elvir Maloku i bashkohet Juventusit |
nga AlbaniaSoccer E shtunë, 09 Shkurt 2013 07:05 |  |  |  | |
Një tjetër futbollist shqiptar i bashkohet Juventusit në Itali. Pas Elvis Kabashit te gjigandët e Serisë A është transferuar edhe Elvir Maloku. Talenti ka kaluar me sukses provat në klubin bardhezi dhe menjëherë është bërë pjesë e ekipit të të rinjve. Juventusi ka mposhtur konkurrencën e disa klubeve të njohura europiane, për të siguruar shërbimet e 16-vjeçarit nga ekipi kroat i Rijekës, Juventus. Sulmuesi i ri duhej të testohej për katër ditë në radhët e torinezëve, por ai i ka bindur menjëherë drejtuesit e klubit. Maloku tragoi të gjitha aftësitë në miqësoren me një prej ekipeve të Akademisë dhe te Juve nuk patën asnjë dyshim për ta mbajtur në skuadër.
 |