Spanjë/ Valdet Rama kërkon kombëtaren shqiptare |
nga AlbaniaSoccer E premte, 08 Shkurt 2013 15:56 | | | | |
Zgjedh Shqipërinë. Valdet Rama shprehet i gatshëm të veshë fanellën kuqezi. Sulmuesi i transferuar te Real Valladolid në La Ligën spanjolle do të ishte një përforëcim për Kombëtaren. Lojtari është kontaktuar nga trajneri Gianni De Biasi dhe nëpërmjet telefonit, ai shprehu dëshirën që ti bashkohet skuadrës. 25-vjeçari i lindur në Mitrovicë ndiqej prej kohësh nga Federata Shqiptare e Futbollit. Interesimi i parë erdhi në periudhën kur ai aktivizohej te Hannoveri në Gjermani. Por, pas këtij hapi cilësor, në FSHF janë bindur te kualiteti i sulmuesit që mund ta ndihmojë përfaqësuesen që prej këtyre kualifikueseve. Dëshira e sulmuesit që mund të luajë edhe si mesfushor ofensiv ekziston, tashmë mbeten vetëm procedurat për ta vënë nën urdhrat e De Biasit.
|